Alicia Keys publikoi këngë të re pas prezantimit në “Grammys 2019”

Alicia Keys publikoi këngë të re pas prezantimit në “Grammys 2019”

12 shkurt 2019 16:55

Nata e së dielës ishte e zënë për Alicia Keys. Jo vetëm që këngëtarja 38-vjeçare ishte prezantuese dhe performoi në “Grammys 2019”, ajo gjithashtu e publikoi një këngë të re të titulluar "Raise a Man".

"Sonte ishte një natë aq muzikore saqë vendosa ta publikoja një këngë të re dhe të argëtohem me të gjithë ju!!!" shkroi artistja e "Fallin" në Instagram.

Si zakonisht, Keys e këndoi me zemër këngën e saj të re.

"Is it OK that I'm not independent? Is it OK that I…Is it OK that I show weakness? Is it OK that I….Is it OK I can't wait to see you? Is it OK that I….Is it OK to love a man right now?" këndoi ajo në refren. "If you understand, then show me your hands….Show me your hands. Boy if you understand, somebody raised a man….Raised a man."

Kënga ishte një befasi e mirëpritur për fansat e saj. Fundja, Keys nuk kishte publikuar muzikë të re që nga viti 2016, kur e lansoi albumin e saj të gjashtë “Here”, transmeton Koha.net.

Keys i kishte disa momente të paharrueshme gjatë “Grammys 2019”. Nga hapja e ceremonisë me një paraqitje të papritur nga Michelle Obama e deri tek interpretimi në dy piano në të njëjtën kohë gjatë performancës së saj të mahnitshme, artistja muzikore i argëtoi shikuesit në shtëpi dhe ata në audiencë. Natyrisht, kjo nuk duhej të jetë befasi, sidomos kur kihet parasysh se Keys nuk është e huaj në skenën e “Grammys”. Ajo është kandiduar 29 herë gjatë karrierës së saj dhe i ka fituar 15 trofe.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme