Prezantuesi amerikan Pete Hegseth pohon se nuk i ka larë duart për dhjetë vjet

Prezantuesi amerikan Pete Hegseth pohon se nuk i ka larë duart për dhjetë vjet

12 February 2019 17:57

Prezantuesi i lajmeve në Fox News Pete Hegseth e pranoi në eter se nuk i ka larë duart për dhjetë vjet, sepse "nuk beson se ekzistojnë mikrobet".

Duke folur në emisionin “Fox and Friends”, Hegseth tha se mikroorganizmat infektues nuk ekzistojnë, sepse nuk mund të shihen me sy të lirë.

Rrëfimi i tij pasoi pasi që prezantuesit e emisionit Ed Henry dhe Jedediah Bila talleshin me të derisa i hante mbetjet e picës në emisionin e drejtpërdrejtë.

Komentet e tij lidhur me larjen e duarve hasën njëkohësisht në reagime të ndryshme në rrjetet sociale, raporton BBC.

Ju rikujtojmë se nga qendrat amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve thuhet se larja e rregullt e duarve është "një nga mënyrat më të mira për largimin e mikrobeve, parandalimin e sëmundjeve dhe parandalimin e përhapjes së mikrobeve tek njerëzit e tjerë", transmeton Koha.net.

Sipas një studimi shkencor, një gram i fekaleve njerëzore mund t’i përmbajë një triliomë mikrobe. Bakteret të cilat mund të transmetohen nga duart e palara gjithashtu përfshijnë salmonelën dhe E. colin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme