Showbiz

Maroon 5 dhe Cardi B janë barazuar me rekordin e Ed Sheeran për më së shumti javë të kaluara në top 10 amerikane

Descriptive Text

"Girls Like You" i ka kaluar 33 javë në toplistën Billboard Hot 100 – periudhë kjo e njëjtë gjatë së cilës “Shape of You” nga Sheeran qëndroi në vitin 2017.

Lajmi vjen një javë pasi që Maroon 5 performoi në Super Bowl dhe një ditë pasi që Cardi hyri në historinë e Grammyt duke u bërë artistja e parë femër që e fitoi çmimin e çmuar “Best Rap Album” të dielën mbrëma, transmeton Koha.net.

Bashkëpunimi i tyre e mbajti vendin e parë për shtatë javë, ndërkohë që hiti i Sheeran i kaloi 12 javë në krye.

Closer nga The Chainsmokers ft. Halsey dhe How Do I Live nga Lean Rimes më parë e kishin mbajtur rekordin me nga 32 javë.