Showbiz

“Thank U, Next”, Ariana Grandes ia ka “shpëtuar jetën”

Foto: YouTube

Këngëtarja e njohur Ariana Grande ka folur rreth bërjes së albumit të saj të ri “Thank U, Next”, duke thënë se “në njëfarë mënyrë ia ka shpëtuar jetën asaj”.

Këngën më të fundit këngëtarja 25-vjeçare është publikuar këtë të premte, më 8 shkurt, gjashtë muaj pas lansimit të albumit të saj të fundit “Sweetener”.

Në një intervistë për “Zach Sang Show”, Grande ka treguar se si bërja e albumit “Thank U, Next” e ka ndihmuar atë shumë, transmeton Koha.net. “E kam bërë atë me miqtë e mi të ngushtë për një periudhë shumë të shkurtër dhe në njëfarë mënyrë më ka shpëtuar jetën”, ka thënë këngëtarja, shkruan nme.

“Ky ishte një kapitull super sfidues dhe pastaj miqtë e mi e bënë atë të mahnitshëm dhe të veçantë. Ishte vërtetë shumë bukur. Unë nuk mendoj se jeta ishte ndonjëherë aq keq sa ishte kur filluam ta bëjmë albumin”, ka treguar Grande.

Intervistën e plotë mund ta shikoni në videon më poshtë.