Showbiz

Drake pjesë e çmimeve të para “NBA Awards”

Descriptive Text

Reperi i njohur kanadez Drake do të jetë udhëheqës i edicionit të parë të çmimeve “NBA Awards”, që do të mbahet më 26 qershor në New York.

Ceremonia e parë që mbahet në TNT do të nderojë më të mirët e ligës në kategoritë si “Lojtari më i mirë”, “Lojtari më i mirë i ri”, Lojtari i gjashtë më i mirë”, “Mbrojtësi më i mirë”, “Lojtari më i përforcuar” dhe “Trajneri më i mirë”.

Kategoritë shtesë do të mund të votohen nga fansat në rrjetet sociale nga 27 prilli.

Reperi njihet edhe për dashurinë për basketbollin dhe është ambasador ndërkombëtar i Toronto Raptors.