Showbiz

Dhjetë meshkujt më të bukur në botë, sipas 'Tc Candler' dhe 'Independent'

Në renditjen vjetore të hartuar nga 'TC Candler' dhe nga kritikët e 'Independent', kryeson në radhë të parë Jason Momoa.

Në mesin e 100 burrave më të bukur në botë, është edhe një italian, Mariano Di Vaio, në renditjen vjetore të 'Tc Candler' dhe 'Independent', pozicionohet në vendin e tetë duke mundur burra si David Beckham (13), Cristiano Ronaldo (72) dhe Leonardo Di Caprio (100).

Lista u hartua në bazë të komenteve mbi mediat sociale, përmendjen dhe pëlqimet e llogarive të ndryshme në një kryqëzim të dhënash dhe vlerësimesh, transmeton Shqip.

Jason Momoa

Njeriu më i bukur në botë, sipas renditjes, është Jason Momoa, i lindur në vitin 1979, aktor amerikan me origjinë nga Havai. Protagonisti i serialit “Game of Thrones”, Momoa nuk pëlqehet vetëm për muskujt e tij, por edhe për maskulinitetin e tij të rokut.

Image

Jeon Jungkook

I lindur në vitin 1997, koreani, Jeon Jungkook është anëtari më i ri i grupit BTS dhe është në vendin e dytë. Ai është rritur para syve të të gjithë botës edhe falë videove të tij në Youtube.

Image

Idris Elba

Vendi i tretë është për Idris Elba, aktor dhe gjithashtu deejay në klubet e Londrës. Ai ka luajtur në serialin televiziv “Luther”, falë të cilit fitoi një Glob të Artë dhe ka luajtur Heimdall në filmin “Thor”.

Image

Felix Kjellberg

Felix Kjellber është 28 vjeç, vjen nga Suedia dhe fiton rreth 4 milionë dollarë në vit. Ai është një nga Youtubers më të famshëm dhe vendos përmbajtje në limite të surreales në rrjetin social, që e quan PewDiePie.

Image

Kim Tae-Hyung

Ndryshonte shumë shpejt ngjyrën e flokëve, por apeli i tij për gratë mbetet i paprekur. Vendi i pestë është për Kim Tae-Hyung, këngëtar, model, balerin dhe aktor i Koresë së Jugut. Që nga viti 2013 ai është anëtar i grupit BTS.

Image

Shawn Mendes

Shawn Mendes, si për zërin ashtu edhe për fytyrën e ëmbël, është shumë i dashur në skenën ndërkombëtare të muzikës. Por, ai është po aq i dashur në aspektin e bukurisë dhe mashkullorësisë.

Image

Marlon Texeira

Modeli Marlon Texeira tashmë është i njohur në klasifikimet më të rëndësishme ndërkombëtare të bukurisë: është transmetuar nga faqja e internetit e Models.com në pozitën e dymbëdhjetë në renditjen e 50 meshkujve më të njohur ndërkombëtarë. Në renditjen më të bukur ai ka marrë pozicionin e shtatë.

Image

Mariano Di Vaio

Pozicioni i tetë është për Mariano Di Vaion: 6.2 milionë ndjekës në Instagram, është i martuar me Eleonora Brunacci. Ai ka dy djem, Nathan Leone dhe Leonardo Liam.

Image

Jensen Ackles

Vend i nëntë shkon për aktorin Jensen Ackles, i njohur nga miliona njerëz në të gjithë botën si Dean Winchester, një nga dy vëllezërit gjahtarë protagonist të serialit “Supernatural”. Në seritë e transmetuara i ka bërë gratë të çmenden për të.

Image

Armie Hammer

Pozicioni i dhjetë shkon për Armie Hammer: aktori i “Më thirr me emrin tënd” është 196 cm i gjatë, peshon 87 kg dhe stërvitet katër herë në javë, veçanërisht në vrapim dhe boks. Kohët e fundit, ai ishte në Paris për shfaqjet e modës të meshkujve të janarit, me disa marka të modës.

Image