Pink merr yllin e saj në Hollywood

Pink merr yllin e saj në Hollywood

06 February 2019 13:07

Këngëtarja amerikane Pink ka marr yllin e saj në shtegun e të famshmëve në Hollywood.

Këngëtarja në këtë ceremoni ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Carey Hart, dy fëmijët e tyre si dhe miq e të afërm të tjerë, transmeton koha.net.

“Janë bërë dy dekada dhe kanë qenë kuptimplotë e të mrekullueshme. Sot për mua është festimi i një diçkaje që babai im më ka mësuar, e ajo është “për të mirën tënde bëhu e vërtet”...Ka fuqi në të besuarit në vetë vete, ju mund të mos jeni më të mirët, ju mund të mos jeni më të bukurit apo më të gjatët apo më të talentuarit por nëse jeni kokëfortë dhe nuk dorëzoheni dhe punoni vërtet shumë, askush tjetër nuk mund të bëhet si ju. Sot janë vërtet e lumtur. E sotshmja vërteton këtë”, ka deklaruar këngëtarja.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme