Showbiz

Aktori Tom Hardy zë hajdutin, e ndjek nëpër oborre të shtëpive

Descriptive Text

Aktori britanik Tom Hardy ka kthyer rrugën e lagjes së tij në Londër në një skenë të filmave aksion kur ka ndjekur dhe ka zënë hajdutin e mopedit të tij.

39-vjeçari raportohet se është parë duke ndjekur hajdutin e mopedit, i cili kishte bërë aksident në Richmond të Londrës, raporton Daily Mail.

Dëshmitarët kanë thënë se Hary u shndërrua në një hero të filmave aksion kur vrapoi nëpër oborre të shtëpive për të kapur për qafe hajdutin, transmeton Koha.net.

Ai është i njohur për kapjen e kriminelëve, pasi këtë e ka mësuar nëpër filmat në të cilët ka luajtur.

Hardy raportohet se e ka hedhur përtokë hajdutin, e ka kontrolluar për armë dhe ka verifikuar letërnjoftimin e tij.

Image