Showbiz

Cooper dhe Gaga do të performojnë në Oscar me këngën “Shallow”

Foto: NME

Aktori i njohur Bradley Cooper dhe këngëtarja e famshme Lady Gaga do të performojnë në ceremoninë e sivjetme të Oscarit. Këtë e ka konfirmuar Akademia (The Academy) përmes rrjeteve sociale.

 


 

Dyshja e filmit “Star is Born”, ku të dytë janë shumë favorit për të fituar çmimin Oscar më 24 shkurt, do të performojë këngën “Shallow” e cila është e nominuar për çmimin “Best Original Song” (Kënga më e mirë Origjinale), transmeton Koha.net. Ndërsa, vet filmi është i nominuar për çmimin “Best Picture” (Filmi më i mirë) dhe aktorët Cooper dhe Gaga janë të nominuar për çmimet “Best Actor” (Aktori më i mirë) dhe “Best Actess” (Aktorja më e mirë), shkruan nme.

Edhe aktori Sam Elliott është i nominuar për çmimin “Best Supporting Actor” (Aktori më i mirë Mbështetës) për rolin e tij në këtë film, i cili po ashtu është i nominuar për çmimet “Best Adapted Screenplay” (Skenari më i mirë), “Cinematography” (Kinematografi) dhe “Sound Mixing” (Zërim).

Gjithashtu, Akademia ka konfirmuar se Jennifer Hudson do të performojë në ceremoni, si dhe Gillian Welch dhe David Rawlings, por ende nuk dihet nëse Kendrick Lamar dhe SZA do të performojnë këngën e tyre “All the Stars” nga filmi “Black Panther”.