Chris Brown lirohet nga burgu, vazhdon të hetohet për përdhunim

Chris Brown lirohet nga burgu, vazhdon të hetohet për përdhunim

23 janar 2019 15:13

Pas akuzave për përdhunim, Chris Brown është liruar nga burgu. “Një hetim mbi incidentin e pretenduar po vazhdon”, thanë zyrtarët në kryeqytetin francez.

Ylli i R&B u arrestua të hënën së bashku me 2 persona të tjerë, pasi një 24-vjeçare pretendoi se u përdhunua nga këngëtari në një hotel në qytet më 15 janar.

Pas lirimit, Chris përdori rrjetet sociale për të mohuar çdo akuzë.

“Dua ta bëj plotësisht të qartë, se akuzat janë të rreme”, shkroi ai në Instagram. “Për vajzën dhe familjen time kjo është mosrespektuese, si edhe nuk është në karakterin dhe moralin tim”.

Avokati i Brown, Raphael Chiche, tha se këngëtari deklaroi pafajësinë e tij dhe se do padisë 24-vjeçaren për shpifje.

Dy burra u arrestuan së bashku me Brown, të identifikuar nga mediat franceze si truproja dhe një mik i tij, të cilët gjithashtu janë liruar.

Incidenti i supozuar raportohet të ketë ndodhur në hotelin luksoz Mandarin Oriental më 15 janar.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme