Showbiz

Amber Heard zyrtarizon lidhjen me themeluesin e Teslas

Aktorja Amber Heard dhe themeluesi i Teslas, milioneri Elon Musk, janë parë bashkë për herë të parë në publik në një restorant në Australi.

Aktorja është duke bërë përgatitjet për filmin e saj të ardhshëm “Aquaman”, shkruan People, përcjell Koha.net.

Aktorja 31 vjeçare dhe themeluesi i Teslas 45 vjeçar janë parë gjatë mbrëmjes së kaluar krahë njëri tjetrit, me ç’rast edhe janë fotografuar.

Më vonë, aktorja ka shpërndarë në rrjetin e saj social “Instagram” edhe një fotografi, kështu duke e bërë zyrtare lidhjen e tyre.

Ditë më parë është raportuar se ndarja e saj me Johnny Depp në janar të këtij viti, nuk e ka ndaluar aktoren të planifikoj edhe një martesë të dytë me Elon Musk.

Image

 

 

 

Cheeky

A post shared by Amber Heard (@amberheard) on