Showbiz

Afërdita Dreshaj flet për mungesën e babait në jetën e saj dhe pse nuk ka plan të bëhet nënë

Afërdita Dreshaj publikon shpesh në “Instagram” foto nga përditshmëria e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së fundmi, ajo ka vendosur t’u përgjigjet disa pyetjeve, të cilat i kanë ardhur nga ndjekësit në profilin personal.

“Sa e vështirë ka qenë për ty t’i realizoje ëndrrat e tua pa pasur babanë në krah?”, ishte një nga pyetjet, së cilës modelja vendosi t’i përgjigjet.

“Ëndrra e babait tim ishte të isha një këngëtare. Kur unë isha 12 vjeç dhe ai ishte ende gjallë, ai më çoi për të regjistruar këngën e parë. Pas humbjes së tij, ishte shumë e vështirë të vazhdoja të ecja para, por duhet t’i tregoja atij se do e vazhdoja ëndrrën time dhe të tijën gjithashtu. Mamaja ime është gruaja më e fortë, ajo më dha mua krah për të vazhduar”, u përgjigj Afërdita.

Për herë të parë ajo tregoi se si ka ndikuar mungesa e babait në jetën e saj, por pavarësisht kësaj, këngëtarja ka arritur ta çojë deri në fund dëshirën e tij. Ndër të tjera, këngëtarja që i dha fund beqarisë më 30 qershor të vitit të kaluar pasi kurorëzoi në martesë lidhjen e saj me hokeistin çek, Jakub Kindl, ka folur dhe për planet se kur do të bëhet nënë.

Midis 10 pyetjeve më interesante që kanë fansat për të, ajo vendosi t’i përgjigjej dhe kësaj. Këngëtarja e modelja është pyetur shpesh për faktin se kur do të bëhet nënë dhe Afërdita më në fund jep përgjigjen më të sinqertë. “Kur do të bëheni me bebe? Je shumë e bukur dhe dukeni të lezetshëm bashkë”, ishte një pyetje që Afërdita vendosi t’i përgjigjej.

“Kam marrë më shumë se 20 pyetje për këtë çështje. Ne absolutisht që i duam fëmijët, por po shijojmë njëri-tjetrin tani për tani”, i përgjigjet Dreshaj. Kujtojmë që dasma e tyre ishte kryefjalë e mediave rozë. Ata bënë një ceremoni luksoze në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe më pas një super muaj mjalti/Panorama.

{gallery}