Showbiz

Tom Hardy bëhet baba për të tretën herë

Aktori, 41 vjeç, dhe gruaja e tij, aktorja 37-vjeçare Charlotte Riley, së fundi kanë mirëpritur një fëmijë të ri.

Është fëmija i dytë për Hardyn dhe Rileyn, të cilët gjithashtu kanë një fëmijë 3-vjeçar të lindur në tetor të 2015. Çifti ende nuk e ka zbuluar emrin e fëmijës të tyre.

Hardy gjithashtu ka një djalë të quajtur Louis Thomas, 10, nga një marrëdhënie e mëparshme.

Hardy dhe Riley janë parë publikisht në krah të njëri-tjetrit më 4 korrik në Londër në premierën e filmit “Swimming with Men”.

Ndryshe, çifti Hardy u takuan për herë të parë në adaptimin televiziv britanik të Wuthering Heightsit gjersa u fejuan në vitin 2010 për t’u kurorëzuar në vitin 2014.