Showbiz

Kate Middleton feston ditëlindjen

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, sot feston ditëlindjen e 37.

Bashkëshortja e Princit William, mbreti i ardhshëm britanik, është një nga gratë më elegante në botë dhe stili i saj kopjohet nga femrat anembanë botës.

Ajo është e martuar me Princin William që nga viti 2011, dhe para se të merrte titullin mbretëror, ka jetuar si të gjithë të rinjtë e tjerë, transmeton KosovaPress.

Middleton nuk ka skandale nga e kaluara, por ajo gjithmonë ka pëlqyer zbavitjet. Disa dëshmitarë thonë se në universitet ajo ishte aq e dehur sa Williami ishte detyruar ta bart deri në shtrat.