Fifi  u përgjigjet cilësimeve “Je si lopë dhe e shëmtuar” me “Po nanusha, jam shumë e bukur...”

Fifi u përgjigjet cilësimeve “Je si lopë dhe e shëmtuar” me “Po nanusha, jam shumë e bukur...”

09 January 2019 12:11

Shpesh këngëtarët bëhen shënjestër e ‘sulmeve’ të pakëndshme për shkak të pamjes së tyre të jashtme. Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe këngëtares shqiptare, Fifi, e cila është gjykuar gjithmonë për shkak të peshës së saj.

Këtë herë këngëtarja ka vendosur t’ju jap një përgjigje të gjithë atyre që e kanë kritikuar për pamjen e jashtme, shkruan "Shekulli".

Fifi është shprehur se ndihet e bukur dhe e veçantë, pavarësisht mesazheve që i dërgojnë, ku i thonë se është e shëmtuar dhe si lopë.

Nëpërmjet një video të publikuar në “Instagram”, ku shfaqet duke kënduar këngën e Flori Mumajesit “I am beautiful”, Fifi bën thirrje kundër bullizmit.

“Ju përshëndes të gjithë juve që më keni nisur mesazhe të llojit: je si lopë, je shumë e trashë, je vesh shumë keq, je shumë e shëmtuar, je shumë kështu, je shumë ashtu. Mbase sot mund të bëj zhurmë kjo thirrja ime kundër bullizmit, me besoni që nuk është vetëm për mua. Po nanusha, jam shumë e bukur, ndihem e bukur dhe ndihem e veçantë,”-shkruan ajo bashkangjitur me videon.

 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme