Showbiz

Këngët e Eminemit dhe Kanye Westit, më të mira të të gjitha kohërave në Spotify

Descriptive Text

Eminem dhe Kanye West kanë kryesuar listën e Spotifyt për këngët më të mira të të gjitha kohërave.

Dy reperët kryesojnë me katër nga pesë këngët më të famshme, sipas statistikave të kësaj platforme për muzik. Kënga e Eminemit “Till I Collapse” qëndron në vend të parë për të tretin vit radhazi.

Ai mban edhe vendin e dytë me hitin “Lose Yourself”. Kënga kaloi 12 javë në krye të tabelës Billboard Hot 100 kur u publikua në vitin 2002.

Kënga e Kanyet “Stronger” është e treta në renditjen e të gjitha kohërave ndërsa “Power” mban vendin e katërt. Vendin e pestë e zotëron “Can’t Hold Us” e Macklemoret dhe Ryan Lewisit.

Spotify, gjithashtu, kategorizoi këngët e preferuara sipas grupeve të ndryshme të njerëzve.

Femrat dëgjuan më shumë hitin “Uptown Funk” të Mark Ronsonit dhe Bruno Marsit, e cila ishte kënga e tretë që qëndroi më gjatë në Hot 100, me 14 javë në vendin e parë.

Meshkujt preferuan “Till I Collapse”, që ishte gjithashtu kënga e zgjedhur nga dëgjuesit e moshave 13 deri në 35 vjeç.

Moshat mes 35 dhe 55 vjeç preferuan hitin e viteve ’80 “Eye of the Tiger” të Survivor.

Kënga e preferuar e njerëzve mbi moshën 55 vjeç ishte “All About That Bass” nga Meghan Trainor, që kaloi tetë javë në krye të Hot 100./atsh