Showbiz

Alicia Keys sulmohet nga publiku për shkak të fotos nudo të djalit të saj

Descriptive Text

Këngëtarja e famshme Alicia Keys mori kritika të ashpra nga publiku dhe media pas publikimit të fotografisë së zhveshur të djali të saj katërvjeçar, në Instagram.

Në frymën e festave të Vitit të Ri, Alicia donte të falënderonte gëzimin më të madh të jetës së saj, por lëvizja e saj u interpretua si imorale dhe e nxituar.

“Shumë nëna u befasuan nga veprimet e saj dhe komentet ishin përgjithësisht negative. Fansat e saj mendonin se ishte gjithsesi e nevojshme të ndahej privatja nga jeta publike dhe të ruante disa detaje në "katër muret" e tyre, transmeton KosovaPress.

Pas njoftimit të saj të fundit, psikologët pajtohen që prindërit duhet të kujdesen për atë që ata vendosin në internet, veçanërisht nëse ata kanë fëmijët e tyre të mitur në foto. Ata shtojnë se me lëvizje të shpejta dhe të pamëshirshme mund t’iu shkaktojnë dëme fëmijëve të tyre, të cilët nuk janë të vetëdijshëm për atë që ndonjëherë bëjnë prindërit e tyre.