Showbiz

Faydee me koncert në Prishtinë

Këngëtari australian, Faydee, i njohur për hitin “Habibi” do të mbajë koncert në Prishtinë. Organizatori i këtij koncerti është një fans i tij, i cili ka arritur ta bindë për të performuar edhe në vendin tonë në muajin korrik të këtij viti, përgatiti Express në KTV.

“Gjithçka kishte nisur në rrjetet sociale. Duke qenë një fans i muzikës së këngëtarit australian, Faydee, Fatos Geci nga Kosova ka arritur që të ketë një komunikim shumë të mirë me këngëtarin, i cili do të rezultojë me një koncert në kryeqytetin tonë”, ka thënë këngëtari.

Fatosi ka pasur rastin edhe takonte këngëtarin, kur ai ishte në Tiranë.

Faydee tashmë ka publikuar në rrjetet e tij sociale datën e koncertit në Kosovë, i cili do të mbahet pas atyre në Gjermani e Turqi. Ndërkohë, Fatosi ka nisur të kërkojë mbështetje institucionale për këtë koncert.

Ai gjithashtu tregoi se i ka bërë me dije këngëtarit standardin në Kosovë dhe ai është treguar mirëkuptues, duke pranuar që të vijë me një çmim të arsyeshëm, të cilin nuk dëshiroj ta bëj publik. Ai shtoi se edhe biletat nuk do të kenë çmim të lartë, por që ende nuk dihet se nga kur do të jenë në shitje.

Organizatori i këtij koncerti është i bindur se do të ketë interesim për këtë koncert dhe shpresat i ka edhe te diaspora.

Koncerti i këngëtarit Faydee do të mbahet më 9 korrik, në Parkun e Gërmisë, në Prishtinë.

Krahas shumë këngëve të suksesshme, Faydee njihet për hit-këngën “Habibi”.