Miley Cyrus martohet në një ceremoni sekrete

Miley Cyrus martohet në një ceremoni sekrete

27 dhjetor 2018 09:34

Këngëtarja amerikane Miley Cyrus është martuar me aktorin australian, Liam Hemsworth.

Ajo ka publikuar fotografisë të ceremonisë e cila besohet të ketë ndodhur të dielën.

Çifti u njoftua gati dhjetë vjet më parë gjatë xhirimeve të filmit “The Last Song”.

Ceremonia e martesës besohet se ka ndodhur në një shtëpi, pronë e Cyrus, pasi shtëpia e dyshes në California ishte djegur si pasojë e zjarrit të madh që kaploi këtë qytet.

BBC raporton se ishte një ceremoni e vogël në të cilën morën pjesë familja dhe shokët e ngushtë të çiftit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme