Showbiz

Mbretëresha pajtoi dukeshat e hidhëruara

Descriptive Text

Dukeshat Kate dhe Meghan janë urdhëruar nga Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar që të tregojnë unitet në Ditën e Krishtlindjes.

Mbretëresha dhe Princi Charles ua kanë bërë të qartë se çdo mosmarrëveshje që dukeshat kanë mes vete, ta mbajnë larg syrit të publikut derisa janë shfaqur së bashku në St Mary Magdalene Church.

Dukeshat duket se kanë përfillur kërkesat e Mbretëreshës duke u shfaqur të buzëqeshura dhe duke bërë shaka derisa fotografi kapi momentet e tyre gazmore gjatë ecjes drejt kishës.

“Mbretëresha dhe Charlesi kanë lejuar që situata të vazhdonte pa ndërhyrë – por ua kanë bërë të qartë se Krishtlindjet janë për gjithë familjen dhe duhet të jenë së bashku”, ka thënë një burim për gazetën britanike “The Sun”.

“Kjo do të thoshte se dy çiftet duhej të ecnin së bashku si Katërshe Fantastike. Ishte pak e sikletshme për ata duke e ditur se çfarë ka ndodhur gjatë 12 muajve të fundit”, ka shtuar ky burim.

Muajve të fundit është raportuar se ka pasur mosmarrëveshje mes Meghan Markle dhe anëtarëve tjerë të familjes mbretërore.

Mosmarrëveshjet u shpërfaqën kur Duka dhe Dukesha e Sussexit konfirmuan se do të largoheshin nga Pallati Kensington për të jetuar në Frogmore House në Windsdor.