Showbiz

Meghan Markle, pjesë e listës së Voguet të të veshurave më mirë në 2018

Ajo është femra më e diskutuar e këtij viti dhe dukesha e Sussexit Meghan Markle vazhdon të mbretërojë fuqishëm duke qenë pjesë e listës së 10 femrave të veshura më mirë në 2018-ën.

Dukesha iu bashkua pop yllit Lady Gaga,32-vjeçe, Rihanës, 30-vjeçe, aktores amerikane Tracee e shumë të tjera pjesë e kësaj liste.

Kjo listë u publikua nga revista e njohur “Vogue” në Britani këtë javë dhe fokusohet te VIP-at të cilat kanë veshur veshjet e stilistëve të ndryshëm me një mesazh të fshehtë prapa, gjithashtu me aksesorë ‘me aktivistë’ në mbështetje të lëvizjes #MeToo./atsh