Sot avokat dhe deputet, dikur kamerier e moler

Arianit Koci shan live në emision

16 December 2018 21:21
22:52

Gjatë emisionit Talk me temën “Dy londinezë të dikurshëm, njëri kamerier ndërsa tjetri moler”, avokati Arianit Koci dhe deputeti Fisnik Ismaili kanë rrëfyer ngjarje e storie të ndryshme nga periudha që punonin në Londër.

Teksa Koci jepte rrëfimin e tij në KTV, në një moment shan live në emision.

Cila ishte arsyeja, e sqaron video:

22:49

Ismaili: Sa isha sigurim në lokal nate, askush s’guxonte të më shikonte shtrembër

Gjatë kohës sa shkollohej në Londër, deputeti Fisnik Ismaili ishte detyruar të punonte punë të ndryshme dhe të kujdesej për familjen e të paguante shkollimin.

Gjatë rrëfimit për eksperiencën e tij, ai ka treguar se kur punonte si sigurim në një lokal nate, ishte kujdesur për vlerësimin e klientëve që pinë.

Ka treguar po ashtu se askush “s’kishte guxuar ta shikonte shtrembër”.

Thotë se ndoshta fiziku ka ndikuar që të mos ketë kurrë incidente.

22:42

Koci tregon për kohën kur ishte punëtor krahu

Në Talk të KTV-së, avokati Arianit Koci ka treguar se dikur kishte punuar në fabrikë të mëlmesave në Zvicër.

Ai ka thënë se ishte ngarkuar me thasë me mëlmesa në shpinë dhe e kishte për detyrë të dërgonte te vendi i caktuar.

Ai po ashtu tregon se me punën që bënte kishte kursyer 5600 franga zvicerane dhe kishte blerë një veturë.

Në anën tjetër, në kuadër të temës “Dy londinezë të dikurshëm, njëri kamerier ndërsa tjetri moler”, deputeti Fisnik Ismaili ka thënë se kishte shumë shpenzime pasi i ishte dashur të kujdesej për gruan dhe fëmijët.

Megjithatë, ka treguar se kishte blerë një Golf 2, veturë që ishte amortizuar dhe e kishte shitur shumë lirë.

22:25

Ismaili: Në Angli ta nxjerrin maksimumin dhe të çojnë te shtëpia duke qeshur

Duke kujtuar periudhën kur ishte në Londër, tash deputeti Fisnik Ismaili ka thënë se atje të fluturojnë dhe se duhet të punohet shumë e të bëhet mund i madh për të arritur diçka.

Sipas tij, në Angli nga puna të çojnë në shtëpi me buzëqeshje. Po ashtu ka theksuar faktin që shtetet e zhvilluara dinë shumë mirë ta shfrytëzojnë klasën punëtore për të nxjerrë më të mirën e mundshme nga puna e tyre.

Në anën tjetër, avokati Arianit Koci ka thënë se asnjëherë nuk është ndier i shfrytëzuar në punët që bënte si i ri në Londër.

Megjithatë, Ismaili ka thënë se ishte ndier i shfrytëzuar kur punonte tek një turk “që nuk ishte i lehtë si shef”.

22:15

Pse Koci thotë se është bërë vonë për të ta lë Kosovën

Për dallim nga deputeti Fisnik Ismaili, që kishte synim të jetonte dhe punonte në Londër, avokati Arianit Koci, edhe pse shkonte dhe punonte në Londër, gjithmonë e kishte mendjen të kthehej në Kosovë për të vazhduar jetën dhe punën.

Në Talk të KTV-së, Koci ka thënë se tash megjithatë është bë për ta lëshuar Kosovën, por një avokat gjerman i ka thënë se kur vitet ia kalojnë numrin e këpucëve, atëherë është vonë për të ndërruar vend dhe për të jetuar jashtë.

21:48

Rrëfimi i dy londinezëve të dikurshëm: Në një dhomë 15 vetë

Në vendbanimin e parë në Londër, Arianit Koci, ka treguar se në një banesë njëdhomëshe kanë banuar 15 vetë.

Në emisionin Talk të KTV-së me temën “Dy londinezë të dikurshëm, njëri kamerier ndërsa tjetri moler”, Koci ka treguar se dikush punonte, dikush studionte. Thotë se për të ishin vite të vështira, por i ka cilësuar edhe si të bukura.

Në anën tjetër, deputeti Fisnik Ismaili, ka thënë se në vendbanimin e parë në Londër në një banesë dydhomëshe flinin 13 persona. Sipas tij edhe më të vështirë e bënte fakti që ishin shtretërit për vetëm një person.

Të dy kanë theksuar se në banesat ku jetonin kuzhina dhe banjo ishin të përbashkëta.

21:36

Ismailin në Londër e pengonin pesha për t’u bërë kamerier, e gjatësia banakier

Deputeti Fisnik Ismaili ka treguar në Talk të KTV-së arsyet pse s’ka mundur të bëhej kamerier sa ishte në Londër.

Ka thënë se peshonte mbi 180 kilogramë dhe kjo ia bëri të pamundur që të manovronte e të kryente punën si kamerier.

Ai ka treguar se si i ri në Londër megjithatë kishte larë pjata në një restorant, por edhe aty kishte telashe. Ka treguar se ishte i gjatë 2 metra, ndërsa tavani vetëm 1.85, por që thotë se nuk kishte mundësi të linte punën.

Edhe avokati Arianit Koci, që dikur jetonte në Londër, ka treguar se nuk ia donte punën e kamerierit dhe se ishte tejet i dobët në këtë profesion.

Të dy tregojnë që ballafaqimi me realitetin nuk ishte i lehtë në Londër.

21:21

Sot avokat dhe deputet, dikur kamerier e moler

Avokati Arianit Koci dhe deputeti Fisnik Ismaili “janë kthyer në zanatin e vjetër” në emisionin Talk të KTV-së. Por vetëm me kujtime.

Ndër të tjera në emision ata kanë treguar edhe që pas disa vjetësh larg zanateve të vjetra, u ka rënë të përsërisin diçka nga ajo punë.

Koci me shaka thotë se s’mund të hiqet nga roli i kamerierit, pasi i servon kafenë gruas në mëngjes. Njësoj edhe në rastin e Ismailit, është gruaja ajo që thotë se nuk e ka lënë ta harrojë zanatin e molerit. Së fundi ka lyer radiatorët.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme