Showbiz

Flori, Ghetto Geasy e Bruno sjellin “Mori”

“Mori” është kënga më e re e Flori Mumajesit, Ghetto Geasyt dhe Brunos.

Muzikën e ka bërë Flori Mumajesi, i cili ka shkruar edhe tekstin së bashku me Getoar Selimin, transmeton Koha.net.

Kënga është prodhim i Threedots Production, kurse vjen edhe me videoklip që është punuar nga Imagine Films.

Në një postim në Facebook Flori ka shkruar se, “‘Mori’ shoqërohet me volum, kërcim, dhe energji pozitive”.