Kitaristi i Rolling Stones, në prag të 75-vjetorit vendos të lerë alkoolin

Kitaristi i Rolling Stones, në prag të 75-vjetorit vendos të lerë alkoolin

14 dhjetor 2018 11:07

Në prag të 75 vjetorit, Keith Richards ka vendosur t’i japë fund me alkoolin. Pas një jete kushtuar hedonizmit dhe teprive, kitaristi i Rolling Stones i ka dhënë një kthesë të shëndetshme jetës së tij.

“Prej rreth një viti kam hequr dorë, më lodhi. Herë pas here i lejoj vetes maksimumi një gotë verë ose një birrë”, u shpreh Keith Richards.

Kështu është shprehur muzikanti në edicionin amerikan të “Rolling Stones”. Pas suksesit të korrur nga turneu I fundit nëpër Europë “No filter tour”,

Rolling Stonsat do të rikthehen të luajnë LIVE nga prilli i ardhshëm, me një seri datash për koncerte të planifikuara në SHBA. Zgjedhja për të qëndruar

I kthjellët është marrë nga ana e Richards edhe për respekt ndaj muzikës dhe fansave: “Më interesonte të luaja I kthjellët. Tani pjesët e kitarres I ekzekutojmë në mënyrë më të ndërgjegjshme. Jemi më të vëmendshëm te diferencat dhe hapësirat mes notave. Jemi 70 vjeçarë, por trondisim ende sikur të ishim 40”, tha Keith Richards.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme