Showbiz

Diellza Kolgeci nuk do që ta dijë gjininë e fëmijës që po pret

Ish-Missi i Kosovës, Diellza Kolgezi, ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së parë, por ka shtuar se akoma nuk e di gjininë.

Në Express të KTV-së, ajo ka konfirmuar se është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe pret fëmijën e parë me Fisnik Rugovën, basketbollistin e njohur kosovar.

“Unë e kam paralajmëruar edhe në prill se tash do të fillojë një jetë e re se ishte e planifikuar dhe e menduar. Po ndjehem mirë”, ka thënë ajo.

Kolgeci ka thënë se nuk do që tash ta dijë gjininë e fëmijës, teksa këtë e dinë vetëm Rugova dhe Afërdita Paqarada, mikeshë e saj.