Showbiz

Lady Gaga nominohet për dy çmime në Golden Globe

Descriptive Text

Pasi pushtoi botën e muzikës, Lady Gaga synon të bëhet edhe mbretëresha e ekranit të madh.

Këngëtarja në fakt është nominuar në Golden Globe për çmimin “Aktorja Më e Mirë” dhe “Kënga Më e Mirë Origjinale”.

Këngëtarja ka arritur kështu një tjetër objektiv të rëndësishëm në botën e kinemasë, pas çmimit Oscar të fituar për “Kënga Më e Mirë Origjinale” në vitin 2016.

Me njoftimin e nominimeve për çmimet në Golden Globe, Hollywood nis kështu një rrugëtim të gjatë, i cili do shkojë deri te nata e shumëpritur e çmimeve Oscar. Filmi me më shumë nominime është “Vice - Njeriu në hije”.

Biopsia mbi jetën e ish-presidentit amerikan Dick Cheney, konkurron në gjashtë kategori. Me pak fare distancë, i nominuar në pesë kategori është filmi “A Star Is Born” (“Ka lindur një yll”) me protagonistë Lady Gagan dhe aktorin e njohur Bradley Cooper, me debutimin e saj të parë përballë kamerave të kinemasë.

Pesë kandidatura edhe për “Favoriten” dhe “Green Book”. Direkt më pas, me katër emërime, gjenden “Black-Klansman” i Spike Leet, dhe prodhimi i Disneyt “Mary Poppins Returns”.

Ndërsa asnjë emërim nuk është dhënë për kinemanë italiane. “Dogman” i Matteo Garrones nuk ia doli të hyjë në pesëshen e filmit më të mirë të huaj./atsh