Buta promovon albumin “Vjeshtë – Dimër”

Buta promovon albumin “Vjeshtë – Dimër”

06 dhjetor 2018 15:16

Një ndër reperët më të pëlqyer në skenën muzikore kosovare, Buta i cili me sukseset e tij deri më tash është duke qëndruar mjaft mirë në top-listat muzikore, ka promovuar këngën më të re dhe albumin e tij të fundit me titullin “Vjeshtë- Dimër”.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe shumë emra të njohur të skenës muzikore, transmeton emisioni Sot në KTV. 

Reperi Ago, madje, ka edhe një bashkëpunim në këtë album.

Buta, të ftuarve iu uroi mirëseardhje në shoqërinë e tingujve të këngëve nga albumi i ri, por edhe hitet e tij nga albumi i kaluar.

Reperi tregon më shumë për punën që ka bërë deri në realizimin e këtij albumi.

Big Bang, 2 TON , Ana Kabashi, Dj Flow ishin disa nga emrat që e përkrahën Butën me prezencën e tyre në këtë promovim.

Një nga këngëtaret më të reja të skenës sonë, Adelina Ademi, njëkohësisht edhe mikeshë e reperit, ishte e pranishme në këtë promovim.

Stili i tij, frestyle, e veçon Butën nga të tjerët, duke bërë për vete shumë fansa që mezi presin këngët dhe albumet e tij.

Reperi në përfundim të këtij organizimi ua shpërndau të gjithëve të pranishmëve nga një kopje të albumit .

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme