Dua Lipa, artistja më e dëgjuar në Britaninë e Madhe

Dua Lipa, artistja më e dëgjuar në Britaninë e Madhe

06 dhjetor 2018 10:39

Tiranë, 6 dhjetor /ATSH/ – Dua Lipa është artistja më e transmetuar në Britaninë e Madhe këtë vit, sipas statistikave të Spotify dhe Apple Music.

‘One Kiss’ në bashkëpunim me Calvin Harris, ishte kënga e dytë më e transmetuar në të dy aplikacionet, pas ‘God’s Plan’ të Drake.

Albumi i Duas, titulluar me emrin e saj, ishte i treti më i transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe i katërti globalisht, në Spotify.

Këngëtarja është shpallur ylli i kopertinës së “Vogue” për muajin kanar.

Apple dhe Spotify janë dy shërbimet më të mëdha të transmetimit të muzikës, me më shumë se 139 milionë abonentë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme