Estto, këngëtari i ri nga Peja që po korr sukses në Shqipëri

Estto, këngëtari i ri nga Peja që po korr sukses në Shqipëri

04 dhjetor 2018 17:57

Estto apo emri i tij i vërtetë Ernest Zeka nga Peja, tash e një vit po merret me këndim.

Karrierën e tij e ka nis në Tiranë ku dhe po e zhvillon.

Sipas tij, Tirana ka treg më të madh si dhe hapësirë më të madhe.

Muaj më parë, ai lansoi këngën “Asaj” të cilën e punuar në bashkëpunim me Dj Aldo, Dj-in e njohur nga Tirana. “Asaj” është klikuar mbi 400 mijë herë në kanalin YouTube, ndërsa suksesi i tij deri tash është kënga “Nuk kam faj” e klikuar mbi 1 milion herë në kanalin e famshëm.

Ai për emisionin “Sot” të mëngjesit në KTV zbulon se edhe projektin më të ri i cili pas një jave do të lansohet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme