Dua Lipa në numrin special të “Vogue-it”

Dua Lipa në numrin special të “Vogue-it”

03 December 2018 18:18

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, është pjesë e numrit të muajit janar të revistës prestigjioze “Vogue”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetin social, Instagram.

Ajo ka postuar ballinën e kësaj reviste teksa ka falënderuar gazetën për përzgjedhjen e saj për numrin e janarit.

“Jam tejet e lumtur për përzgjedhjen time dhe është diçka që do ta mbaj afër zemrës”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

Në numrin special të “Së ardhmes”, “Vogue” i dedikohet dikujt që bën revolucion si talent i ri në industrinë e modës dhe më tej.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme