Showbiz

Reagon familja Mbretërore për lajmet rreth raportit mes Middeltonit dhe Markles

Kohëve të fundit në media kanë qarkulluar disa lajme lidhur me marrëdhënien e Kate Middeltonit dhe Meghan Markles.

Disa burime tregonin se dy nuset e familjes Mbretërore nuk shkonin mirë me njëra-tjetrën, madje thuhej se kjo ishte edhe arsyeja përse Markle po largohej nga shtëpia.

Por me sa duket këto lajme nuk i kanë pëlqyer aspak familjes Mbretërore dhe kanë reaguar nëpërmjet një deklarate zyrtare.

Një anëtar i oborrit mbretëror ka thënë se Markle dhe Middelton shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën dhe kërkoi që këto lajme të mos vazhdojnë më.