Showbiz

Rita Ora përfshinë “Lonely Together” në albumin e ri për ta nderuar Aviciin

Këngëtarja me famë botërore e origjinë shqiptare, Rita Ora, thotë se albumi i dytë i shumëpritur i është kushtuar DJ-it të njohur Avicii, i cili vdiq pak kohë më parë këtë vit.

27-vjeçarja, ka punuar me DJ-in suedez për këngën e saj “Lonely Together”, e cila u lansua në gusht të këtij viti.

Ajo ka nderuar producentin e ndjerë, i cili kreu vetëvrasje të dyshuar, duke e përfshirë këtë këngë në albumin e saj të ri “Phoenix”, i cili do të lansohet këtë të premte.

“Unë e nderoj atë duke vënë ‘Lonely Together’ në album. Ai ishte një njeri i pabesueshëm dhe një talent i tillë. Ne ishim miq shumë të mirë dhe ai ndryshoi jetën time. Në një mënyrë, albumi i është dedikuar atij”, ka shkruar Ora në Instagram.