Diddy kujton ish të dashurën

Diddy kujton ish të dashurën

19 nëntor 2018 20:19

Reperi amerikan Diddy ka kujtuar ish të dashurën e tij Kim Porter, e cila vdiq javën e shkuar.

Reperi i njohur ka thënë se “ata ishin më shumë se shokë të zemrës”.

Në disa postime në Twitter dhe Instagram, Diddy ka thënë se nuk po arrin të zgjohet nga kjo ëndërr e keqe.

Diddy ka tre fëmijë me 47-vjeçaren, modele dhe aktore.

Shumë yje botërore e kanë kujtuar Porterin, teksa kjo ishte hera e parë që Diddy foli për këtë ngjarje.

Në një video ai ka thënë se “Do ta rris familjen tonë siç më ke mësuar”.

Kim dhe Diddy ishin bashkë deri më 2007.

Shkaqet e vdekjes së saj akoma nuk dihen.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme