Dua në CNN zgjedh Prishtinën para Londrës

Dua në CNN zgjedh Prishtinën para Londrës

16 November 2018 12:39

Lipa është njëra nga artistet më të suksesshme shqiptare në botë.

Këtë e ka dëshmuar me projektet e njëpasnjëshme, koncertet e padyshim se nuk mungon edhe në intervista të ndryshme ku flet për veprimtarinë e saj.

Në një të fundit të realizuar me gazetaren e CNN-it, Becky Andresonin, Lipa ka folur për projektet e reja, koncertet, Kosovën dhe kohën kur ishte refugjate në Angli.

“Askush nuk e lë vendlindje me dëshirë. Unë e di se çfarë do të thotë pasi e kam përjetuar duke ardhur në Britani të Madhe. Kam qenë me fat që kam ardhur në Londër dhe kam plotësuar ëndrrat”, shprehet ajo.

Këngëtarja 23 vjeçare po ashtu falënderon prindërit e saj për përkrahje dhe se çdo gjë që bën, e bën për ta.

Lipa në asnjë moment nuk harron të tregojë dashurinë që ka ndaj vendit të saj, Kosovës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme