Showbiz

Butleri publikon foton e shtëpisë së tij e bërë shkrumb e hi

Aktori i njohur i Hollywoodit, Gerard Butler, ka humbur vilën dhe veturën në një zjarr të ashpër që po shkreton Kaliforninë për ditë të tëra.

Butleri në profilin e tij në Instagram publikoi një foto të vendit ku ishte vila dhe vetura e tij, të cilat janë bërë shkrumb e hi.

“U ktheva në Malibu pas evakuimit ... Momente prekëse në Kaliforni. I frymëzuar nga guximi, fryma dhe sakrifica e zjarrfikësve. I falënderoj. Nëse mundeni, ndihmoni ata me donacione”, shkroi aktori.

Gjithashtu edhe yjet tjerë duke përfshirë Kim Kardashian-West dhe Lady Gaga u evakuuan nga shtëpitë e tyre gjatë fundjavës ndërkohë që ndanë informata me tifozët në mediat sociale.

Zjarret filluan të enjten dhe kanë vrarë të paktën 31 vetë, me më shumë se 200 njerëz të zhdukur.

Rreth 250,000 vetë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.