Showbiz

A munden muzikantët si Rihanna dhe Axl Rose t’i ndalojnë politikanët ta përdorin muzikën e tyre?

Këtë fundjavë Rihanna dhe Axl Rose u bënë ndër muzikantët e fundit në një linjë të gjatë të muzikantëve që po i kritikojnë politikanët për përdorimin e muzikës së tyre në ngjarjet e fushatës.

Pasi që gazetari i “Washington Post”, Philip Rucker, shkroi në Twitter se tubimi i presidentit Donald Trump në Chattanooga, Tenn., e kishte përdorur këngën e Rihanna "Don’t Stop the Music", këngëtarja ka reaguar ashpër, "jo edhe për shumë kohë ..." Rose ishte më pak i sigurt, ai dhe pjesa tjetër e Guns N' Roses kishin "kërkuar zyrtarisht që muzika e tyre të mos përdoret në tubimet e Trumpit ose ngjarjet e lidhura me Trumpin", ekipi i presidentit po përdorte "vrima" në ligjin për licencimin e muzikës për t’i anashkaluar kundërshtimet e tyre.

Atëherë, çfarë resursesh kanë muzikantët kur kundërshtojnë që muzika e tyre të mos përdoret për promovime të politikanëve?

Siç e përshkroi avokati i pronësisë intelektuale Danwill Schwender në artikullin e tij akademik të vitit 2017 "Konflikti i të drejtave të autorit mes muzikantëve dhe fushatave politike është kthyer përsëri", shumica e muzikantëve ia caktojnë të drejtat e tyre për ta performuar muzikën e tyre organizatës për të drejtat e performancës (PRO), prej së cilës vendet dhe ngjarjet pastaj mund t’i licencojnë këngët. Kjo do të thotë se jo gjithmonë artistët duhet të konsultohen, por nga ana tjetër e lë të hapur mundësinë e publicitetit negativ.

Për shembull, Trump e shfrytëzoi "Rockin' in the Free World" të Neil Youngut, në prezantimin fillestar të fushatës fillestare në vitin 2015. Kur menaxhmenti i Young e kritikoi këtë përdorim të muzikës së tij, ekipi i fushatës së Trumpit u përgjigj se ata kishin "bërë gjithçka ligjore," duke e licencuar këngën përmes PRO-së së njohur si Shoqata Amerikane e Kompozitorëve, Autorëve dhe Publikuesve (ASCAP). Por, pas reagimit të Young, ata njoftuan se nuk do ta përdorin më muzikën e tij. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).