Showbiz

Këngëtarja Filloreta Raçi nderohet me çmimin e “Mirënjohjes” nga Komuna e Prishtinës

Descriptive Text

Këngëtarja shqiptare Filloreta Raçi është nderuar ditën e sotme me çmimin e “Mirënjohjes” nga Komuna e Prishtinës. Reperja e njohur si Fifi, e ka ndarë lajmin e mirë me të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale.

“Për kontributin shumëvjeçar në ngritjen e urave të bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve mes Kosovës e Shqipërisë në aspektin arsimor, kulturor, artistik, social, edukativ dhe shkëmbimin e përvojave në krijimin e lidhjeve të qëndrueshme,”- shkruhet në çmimin që Fifi postoi në instastory.

Këngëtarja ndihet vërtet krenare për veten e saj në këto momente!

{gallery}