Medina Hajra, modelja me origjinë nga Kosova e cila jeton në Suedi, është duke e përfaqësuar Kosovën në garën Miss Multiverse, e cila po mbahet në Punta Cana, Republikën Dominikane.
Bukuroshja 18 vjeçare ka arritur që të hyjë në top dhjetëshen në Miss Multiverse dhe më 9 nëntor do të mbahet finalja e kësaj gare, shkruan Koha.net. Hajra në këtë finale do të garojë kundër Islandës, Letonisë, Trinidadit dhe Tobagos, Kanadasë, Australisë, Kinës, Brazilit, Anglisë dhe Sllovakisë.
“Jam në top dhjetëshen e Miss Multiverse! Ndihem shumë krenare, këtë po e bëj për ty Kosovë”, ka shkruar Hajra në Facebook.
{gallery}
Kujtojmë se bukuroshja Hajra në vitin 2016 është kurorëzuar me titullin “Miss Shqipëria në Botë” (Miss Albania In The World 2016).
-
5 nëntor 2018 11:31
-
Shpërndaje në: