Showbiz

Paltrow: Ndihem çuditshëm kohëve të fundit

Aktorja e famshme e Hollywoodit, Gwyneth Paltrow, ka thënë se ndihet shumë çuditshëm kohëve të fundit.

Ajo tha se kishte hyrë në menopauzën e hershme për shkak të të cilës ka ndryshime gjithnjë e më të shpeshta, si në trup ashtu edhe në kuptimin emocional.

Përveç ndryshimit të humorit, Gwyneth Paltrow vuri re një numër ndryshimesh në lëkurën e saj dhe tha se po bëhej gjithnjë e më shumë e djersitur, edhe pse nuk kishte aktivitet të tepruar, transmeton ksp.

“Përnjëherë fillova të ndjeja djersitje të përditshme, ndryshime humori dhe nervozizëm për asnjë arsye të veçantë. Më kujtohet nëna ime që po kalonte të njëjtat probleme”, tha Paltrow.

Aktorja ishte tri vjet në lidhje me aktorin Brad Pitt, pas së cilës filloi të shoqërohej me Ben Affleckun. Gjatë kësaj lidhjeje, Paltrow vuajti nga depresioni dhe jo shumë gjatë pas kësaj ata u ndanë.

Në vitin 2002, aktorja u takua me Chris Martin, një anëtar i grupit “Coldplay” me të cilin u martua një vit më vonë. Në vitin 2004, çifti u bë me vajzën Apple dhe dy vjet më vonë serish u bën prindër, kësaj radhe me një djalë të cilin e pagëzuan Moses. Megjithëse martesa e tyre dukej e përsosur, çifti ra dakord për një ndarje pas dhjetë vjetësh një lidhje të përbashkët.

Image