Dua Lipa merr çmimin “Best Pop” në MTVEMA

Dua Lipa merr çmimin “Best Pop” në MTVEMA

04 nëntor 2018 22:56

Pas tre çmimi të fituara në Madrid ditë më parë Dua Lipa ka rrëmbyer edhe një çmim të rëndësishëm sonte.

Ajo ka rrëmbyer çmimin “Best Pop” në MTV Europe Music Awards që po mbahet në Bilbao, transmeton Koha.net.

“Urime për Dua Lipa për fitimin e çmimit ‘Best Pop’ në MTVEMA”, thuhet në postimin e MTVEMA.

Ditë më parë Dua Lipa, ka fituar tre trofe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Los 40 Music Awards” në Madrid të Spanjës.

Për këngën “New Rules”, Dua ishte shpërblyer me çmimet Artistja më e mirë ndërkombëtare, Albumi më i mirë ndërkombëtar dhe Kënga më e mirë ndërkombëtare.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme