Showbiz

Holmes dhe Foxx nuk po e fshehin më lidhjen e tyre

Katie Holmes dhe Jamie Foxx janë të gatshëm ta bëjnë publike lidhjen e tyre.

Lajmin e ka konfirmuar një burim shumë i afërt i çiftit për UsWeekly, përcjell Koha.net.

Holmes është 38 vjeçare dhe është në një marrëdhënie dashurie me Jamie Foxx i cili është 49 vjeçar.

Ka vite që çifti i shmanget kamerave dhe paparacëve duke përfshirë të gjitha takimet e tyre që kanë pasur.

Që pas ndarjes së Katie Holmess me Tom Cruise në vitin 2012, ajo ka provuar të qëndroj larg medieve për jetën e saj private.

Megjithatë, kohët e fundit çifti janë parë shumë shpesh bashkë, herën e fundit në një restorant luksoz në New York, ku çifti kanë dalë pa u fshehur nga paparacët.