Showbiz

Martesa e David Beckham me Victorian në Krizë

Descriptive Text

Kreatorja e modës, Victoria Beckham, nuk është dukur aspak e gëzuar gjatë pushimeve familjare në Manly të Australisë – raporton The Sun.

Derisa djali Cruz dhe vajza Harper kanë luajtur në plazh me dadon e tyre, dizajnerja është dukur e humbur.

Gjatë një prononcimi për media, burri i saj, David Beckham, kishte deklaruar se martesa me të nganjëherë është shumë e vështirë.

Ky pohim i ish-futbollistit të njohur e ka shqetësuar shumë gruan e tij, saqë mediat britanike raportojnë se martesë e tyre është në krize, transmeton rtk.

Madje ishte thënë se Victoia kishte qarë për dy ditë pas asaj deklarate të burrit të saj.

Gjatë pushimeve me fëmijët e saj, siç transmeton The Sun, ish-këngëtarja ka qëndruar ulur e painteresuar dhe i ka shikuar fëmijët duke u larë, ndërsa nuk është zhveshur për ta shijuar plazhin.

David nuk ka mundur t’i bashkëngjitet familjes në pushime për shkak të angazhimit të tij me lojërat Invictus.