Showbiz

Vetëm 3 javë pas lindjes, Hudson i bashkohet projektit filmik “Blood Moon”

Kate Hudson do të luajë në filmin e ri “Blood Moon” vetëm tre javë pasi kishte mirëpritur fëmijën e saj të tretë Rani.

Aktorja do të paraqitet në film krahas Craig Robinson ndërkohë që ka bisedime edhe me Zac Efron për t'iu bashkuar ekipit të filmit, transmeton ksp.

39-vjeçarja mirëpriti fëmijën e saj të tretë, vajzën Rani, në fillim të tetorit.

Projekti i ardhshëm përqendrohet në një vajzë që posedon aftësi të çuditshme dhe të rrezikshme, dhe shpëton nga një azil mendor në New Orleans.

Xhirimet e filmit me regji të John Lesher, do të nisin në pranverën e vitit të ardhshëm.