Showbiz

Ashanti anulon koncertin në New York, shet vetëm 30 bileta

Ashanti dikur një prej këngëtarëve më të dëgjuara, ka anuluar koncertin e organizuar në një universitet në Long Island të New Yorkut, pasi nuk ka shitur më shumë se 30 bileta.

Stony Brook University ka anuluar koncertin pasi ka dështuar të shesë më shumë se këto 30 bileta, blerësve të të cilave ua ka kthyer paratë.

“Me keqardhje ju njoftojmë për anulimin e koncertit të paraparë për 25 tetor”, thuhet në njoftimin e studentëve të këtij universiteti.