Showbiz

Martesa e David e Victoria Beckham drejt fundit?

Ylli i njohur britanik, David Beckham, ka pranuar se marrëdhënia e tij me manjaten e modës Victoria Beckham, po kalon në periudhë të vështirë.

Në një prononcim të tij për Australian TV,  ish-futbollisti, tha se gjërat bëhen me komplikuese kur dy persona janë të martuar për një kohë të gjatë”.

Ai madje pati edhe një mendim tjetër duke thënë se ”lidhja sa shkon e bëhet më e komplikuar”.

Nuk dihet nëse këto deklarime të David Beckham për raportin e tij martesor me dizajneren Victoria kanë të bëjnë me keqkuptime mes tyre për të cilat mund të pësojë edhe ndarje, por kjo mbetet të kuptohet ditëve në vazhdim pasi mediat rozë vazhdimisht raportojnë për marrëdhëniet e yjeve dhe distancën që ata mbajnë mes vete për shkak të angazhimeve.