Showbiz

Fero: Edhe 25 vjet jam në vendin e parë në Kosovë

Reperi i njohur, Fero, ka vazhduar me deklaratat bombastike.

Duke theksuar gjithmonë se është “numri një” në Kosovë, Fero ka thënë se “nuk do ta lëshoj këtë pozitë edhe për një kohë shumë të gjatë”.

“Unë kam synim të depërtoj jashtë. Por nëse nuk arrij, ashtu kështu do të jem në vendin e parë edhe 25 vjet. Edhe 25 vjet do të vuajnë të gjithë artistët në Kosovë. Pas 25 vjetësh mund t’ia lëshoj dikujt vendin”, ka thënë ai në Express të KTV-së.

Fero ka përsëritur se ka “mijëra demo” në pritje për t’i lansuar.

Kënga e tij e fundit është “Bona famë”, e lansuar një javë më herët.