Tatum në lidhje me këngëtaren Jessie J

Tatum në lidhje me këngëtaren Jessie J

11 tetor 2018 09:15

Aktori Channing Tatum thuhet se është në lidhje me këngëtaren britanike, Jessie J, pak muaj pas ndarjes nga Jenna Dewan.

Ylli i filmit “The Magic Mike”, 38-vjeçar, dhe Jessie janë parë së bashku për disa muaj me radhë, transmeton revista amerikane “Us Weekly”.

“Është lidhje e re dhe e rastësishme. Po kalojnë kohë të mirë së bashku”, ka thënë një burim i kësaj reviste.

Një tjetër burgim ka thënë për revistën “Us” se aktori ka marrë pjesë në disa koncerte të Jessiet në Seattle dhe në Salt Lake City.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme