Showbiz

Çikat shqiptare nominohen në MTV Ema 2018

Descriptive Text

MTV EMA 2018 ka shpallur nominimet për ngjarjen e madhe muzikore që do të mbahet me 4 nëntor në Spanjë.

Edhe kësaj here, nuk ka se si të mungojë ndonjë artiste shqiptare në këto nominime. Dua Lipa, ylli nga Kosova që po shndërrohet në një sensacion muzikor në botë, është e nominuar në kategorinë Artistja më e mirë e Re, në kategorinë Best Pop dhe Best Look.

Bebe Rexha, shqiptarja tjetër, është nominuar në kategorinë Best Song – Kënga më e Mirë, për “Meant to Be”, shkruan KultPlus.

Jashtë nominimeve ka mbetur Rita Ora, çuditërisht, ani pse ka realizuar disa projekte muzikore.

Këngëtarja më e nominuar në këtë ndarje çmimesh të MTV për këtë edicion është Camila Cabello, e cila ka gjashtë nominime, pas saj edhe Ariana Grande dhe Post Malone me nga pesë.