Showbiz

Lady Gaga shkëlqen në premierën e filmit të ri

Lady Gaga shkëlqen në tapetin e kuq të “Auditorium Shrine” në Los Anxhelos, e veshur me fustan të argjendtë, në premierën e filmit “A Star is Born”, në të cilin është protagoniste në krah të aktorit Bradley Cooper.

Gaga dukej si Marylin Monroe, me flokët e verdhë të lëshuar, me buzët e lyera me të kuq të fortë dhe me një gjerdan në qafë.

Në filmin “A Star is born”, pa dyshim që ka lindur një yll, që shkëlqen gjithmonë e më shumë.

Image