Aktori Alain Delon vendos të mos bëjë më filma

Aktori Alain Delon vendos të mos bëjë më filma

22 shtator 2018 23:16

Në moshën 82-vjeçare dhe pas një “karriere të jashtëzakonshme”, Alain Delon vendosi të ndalet dhe “mos të bëj më filma”.

Kjo u bë e ditur nga vetë aktori, protagonist i ” Gatopardi” dhe “Roko dhe vëllezërit e tij”, në një intervistë nga “Le Monde”.

Delon shpjegoi se ai kishte vetëm një keqardhje: “Asnjëherë nuk kam filmuar një film të drejtuar nga një grua”, shkruan atsh. “Nuk dua të luftoj shumë në këtë betejë”, thotë ai në gazetën franceze.

Ai është protagonist i 80 filmave me disa nga regjisorët më të mëdhenj: nga Visconti tek Antonioni, nga Melville në Losey.

“Kam pasur një karrierë kaq të madhe saqë nuk kam dashur të bëj filmin shtesë, drejtorët me të cilët mund të xhiroj, janë të vdekur, sot betohem, nuk e shoh kush mund të më bëjë film”, shton ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme